
Një pushim familjar në ishullin spanjoll të Ibizës ka përfunduar në tragjedi, pasi një turist britanik humbi jetën në pishinën e hotelit ku po qëndronte.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, ngjarja ndodhi në një hotel në resortin turistik Cala Tarida, në bregun perëndimor të Ibizës.
Turisti kishte përdorur rrëshqitësen e ujit të pishinës, por pas zbritjes nuk arriti të dilte më në sipërfaqe. Familjarët e tij, përfshirë bashkëshorten dhe vajzën, të cilat ndodheshin me të në pushime, besohet se po e shikonin në ato momente.
Kur u vu re se ai ndodhej në vështirësi në ujë, u dha menjëherë alarmi dhe në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës.
Para mbërritjes së mjekëve, stafi i hotelit ndërhyri duke i dhënë ndihmën e parë, përfshirë reanimimin kardiopulmonar (CPR) dhe përdorimin e një defibrilatori, pasi u konstatua se turisti kishte pësuar arrest kardiak.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të stafit dhe ekipeve mjekësore për ta rikthyer në jetë, ai nuk arriti të mbijetojë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.
Identiteti i viktimës dhe emri i hotelit nuk janë bërë publikë nga autoritetet.
Policia spanjolle ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që ekzaminimet mjeko-ligjore të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes.
Ngjarja ka tronditur familjarët e viktimës dhe pushuesit e pranishëm në hotel, të cilët u bënë dëshmitarë të përpjekjeve të gjata për t’i shpëtuar jetën turistit britanik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
