
Një stuhi e fortë ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të marte qytetin bregdetar të Vlorës, duke sjellë erëra të fuqishme, vetëtima të shumta dhe një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e motit të keq.
Sipas parashikimeve meteorologjike, paqëndrueshmëria atmosferike pritet të vazhdojë edhe gjatë orëve në vijim. Meteorologët paralajmërojnë mundësi për reshje të shkurtra shiu, erëra të forta, bubullima dhe zhvillim të stuhive lokale në disa zona të vendit.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve dhe pushuesve që të tregojnë kujdes, të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe të ndjekin njoftimet zyrtare deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Vlora është një nga destinacionet më të frekuentuara turistike gjatë sezonit veror, ndaj ndryshimi i papritur i motit ka befasuar shumë vizitorë që ndodheshin në bregdet në momentin kur nisi stuhia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
