LAJME / E Mërkurë 17 Qershor 2026, 12:12

“TMERR” I VËRTETË”/ “Shpërthen” mjekja gjinekologe: Trajtimi hormonal në moshë adoleshence nismë skandaloze. Ja pasojat

Një debat i ashpër është hapur së fundmi në Shqipëri lidhur me trajtimin hormonal të adoleshentëve që duan të ndryshojnë gjini, një nismë e miratuar nga qeveria shqiptare.

E ftuar në studion lajmeve në “Ora News”, mjekja gjinekologe Xheni Omeri ka shprehur hapur indinjatën për këtë praktikë, duke e cilësuar atë si një “skandal” dhe “tmerr” të vërtetë për shoqërinë e sotme.Teksa foli jo vetëm si mjeke por edhe si nënë e një fëmije 10-vjeçar, Omeri u shpreh se është e pakuptimtë dhe e rrezikshme që një 16-vjeçar, i cili me ligj nuk ka të drejtë të votojë, të ngasë makinën apo të konsumojë alkool, t’i jepet mundësia të marrë vendime kaq drastike që ndryshojnë trupin përgjithmonë.

Argumenti kryesor mbetet fakti i pamohueshëm biologjik: njerëzit lindin me një material gjenetik të pandryshueshëm që në barkun e nënës, duke qenë biologjikisht XX ose XY.

E cilësuar si një “proces eksperimental i popullatës njerëzore”, mjekja e krahasoi këtë fenomen me situata absurde. Ajo ngriti pikëpyetjen nëse një 15-vjeçar që identifikohet si kafshë do të duhej të trajtohej shkencërisht për t’u shndërruar në një qen.

Sipas saj, dëshira për të ndryshuar gjini nuk është një çështje që duhet të kalojë përmes recetave të gjinekologut, por një problem i thellë i shëndetit mendor dhe perceptimit të jetës, i cili kërkon trajtim psikologjik dhe neurologjik.

Përtej anës mjekësore, Omeri ngriti dhe një alarm të madh social për të ardhmen e institucionit të familjes.

Ajo paralajmëroi për një rrezik ku “liria e tepruar” pa kufij mund të kthejë zhvillimin e njerëzimit pas në kohë, duke zhbërë rregullat që kanë mbajtur shoqërinë funksionale për mijëvjeçarëNisur nga këto, mjekja Omeri kishte dhe një thirrje për shumicën e shoqërisë që të mos heshtë përballë këtyre fenomeneve në emër të lirisë absolute të individit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE