LAJME / E Martë 19 Dhjetor 2023, 14:02

“Thesari 1.5 mln euro!” Kokë mermeri, piktura e shpata të zbuluara në Fier

Plot 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga Greqia u gjetën dhe në dy banesa në qytetin e Fierit.

Mes objekteve të sekuestruara janë ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit.

Sipas deklaratës së policisë, të gjitha këto objekte kapin me vlerën rreth 1.5 milionë euro.

Ditën e sotme policia publikoi dhe video të operacionit të sekuestrimit të këtyre veprave të artit.