
policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Reagimi”, duke arrestuar një 28-vjeçar të dyshuar për tentativë vrasjeje ndaj nënës së bashkëjetueses së tij.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë shtetasi 28 vjeç, Cuf Behi banues në Tiranë, i cili dyshohet se në orët e para të mëngjesit ka përplasur me automjet nënën e bashkëjetueses, pas një konflikti të lidhur me marrëdhëniet familjare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05, në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë. Sipas hetimeve paraprake, i riu kishte shkuar për të marrë bashkëjetuesen e tij, por në momentin që kanë dalë familjarët e saj, ai dyshohet se ka goditur me automjet nënën e saj 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Falë reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë, specialistëve për Hetimin e Krimeve dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, autori i dyshuar u lokalizua, u kap dhe u arrestua në flagrancë.
43-vjeçarja e dëmtuar u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe automjetin e përdorur në ngjarje, ndërsa ndaj 28-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
