LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 01:01

Tensione te ‘Politekniku’/ Përplasje mes protestuesve dhe rojeve të universitetit, studentët kërkojnë sërish banderolën

Tensionet janë përshkallëzuar gjatë protestës së sotme në Tiranë, ndërsa një pjesë e protestuesve është zhvendosur nga sheshi para Kryeministrisë drejt Universitetit Politeknik.

Sipas raportimeve, protestuesit dhe rojet e universitetit janë përfshirë në një përplasje fizike, teksa studentët kanë kërkuar të rimarrin një banderolë të shpalosur më herët në ambientet e godinës.

Sipas tyre, policia ka ndërhyrë duke rrëzuar banderolën që studentët kishin vendosur në katin e sipërm të universitetit.

Situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet po vijojnë të ndiqen në terren, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE