LAJME / E Enjte 22 Prill 2021, 11:11

“Të gjithë shqiptarët bashkë, nuk lamë gur pa lëvizur”, u dërgua për shërim në Turqi, 9-vjeçari nuk arrin të mposhtë sëmundjen

Pas një lu fte të gjatë për të mposhtur sëmundjen 9-vjeçari nga Kosova nuk ka arritur të fitojë dot këtë betejë.

Lajmin e hidhur e ka dhënë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni i cili bëri të ditur se pavarësisht të gjitha nuk arritën ta shpëtonin.

Gent Nikiqi prej kohësh vuante nga sëmundja e mëlçisë dhe vetëm pak ditë më parë u dërgua drejt Turqisë për të marrë një mjekim sa më të specializuar po fatkeqësisht mjekët nuk arritën ti shpëtonin jetën vogëlushit 9-vjeçar.

“MA KI KPUT SHPIRTIN GENT   Paq qetsin dhe shperblimin e ZOTIT ne qiell engjull

Na fal u mundum po nuk u mvar prej nesh edhe pse nuk lam gur pa livrit e Shqiptar pa i bashku rreth teje duke besu fuqishem se ki me fitu betejen ndaj semundjes se rend, nga sot je bere engjull i qiellit duke lut ZOTIT te shperblej shpirtin tend te bardh e t’paster siq ishe.

Ngushllime familjes se 9 vjeqarit Gent Nikqi nga Rugova e Pejes, falenderues secilit qe i qendroj afer Gentit deri sot”- shkruan Hyseni.

Të gjithë shqiptarët u bënë bashkë për Gentin për të mbledhur shumën monetare që atij i duhej për tu kuruar në Turqi.