LAJME / E Shtunë 22 Janar 2022, 12:12

S’ka qetësi! Tërmeti shkund shtetin fqinj me Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Një lëkundje sizmike prej 4.1 ballë të shkallës Rihter është ndjerë në orën 4:32 të mëngjesit të së shtunës në zonën detare të Alonisos në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra ishte 51 kilometra në verilindje të Alonissos, ndërsa thellësia fokale ishte 22 kilometra.

Kujtojmë se prej kohësh Greqia është goditur nga disa tërmete.