LAJME / E Enjte 13 Maj 2021, 15:03

Shqiptarët festojnë Fiter Bajramin/ Ja si u fal namazi në sheshin Skënderbej

Mijëra besimtarë kanë mbushur mëngjesin e ditës sotme sheshin “Skënderbej” ku po organizohet ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë.


Orari i faljes është në orën 06:10 ndërsa është parashikuar që programi për Fitër Bajramin të fillojë në orën 05:40 e të përfundojë në orën 06:20.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar dje se besimtarët e Tiranës Fitër Bajramin mund ta falin në sheshin “Skënderbej”.

Këtë vit besimtarët do ta falin namazin e Bajramit më lirshëm. Kjo për shkak se një vit më parë, diktuar edhe nga situata e Covid, besimtarët myslimanë iu drejtuan xhamive për të falur namazin e Kurban Bajramit duke respektuar edhe rregullat e distancës fizike.

Fitër Bajrami shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.