LAJME / E Shtunë 11 Nëntor 2023, 11:11

Shpërthim në një qendër emigrantësh! Të paktën 12 të plagosur, disa në gjendje të rëndë

Të paktën 12 persona mbetën të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë

Shpërthim i fortë në San Lorenzo Nuovo (Viterbo). Gjatë natës ka ndodhur një shpërthim i fortë në një qendër pritjeje për azilkërkuesit. Të paktën 12 persona mbetën të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë , të cilët u transportuan në spitale të ndryshme të zonës.

Mes të plagosurve ka edhe disa fëmijë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, shpëtimtarët, forcat e rendit dhe mbrojtja civile.

Magazina ndodhet në zonën industriale të San Lorenzo Nuovo, në zonën Alto Viterbo dhe përbëhet nga dy njësi banimi të destinuara për strehimin e qytetarëve jo-BE