
Vendimi i Labinot Tahirit për të ndarë 150 euro nga çdo dasmë dhe mbrëmje muzikore ku performon për djalin e të ndjerit Shpat Kasapi, Roelin, ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në media.
Labi njoftoi se këtë mbështetje do ta ofrojë vazhdimisht për mirëqenien e Roelit, duke ftuar edhe artistë të tjerë që të kontribuojnë për familjen e kolegut të ndjerë.
Pas këtij reagimi publik, ka ardhur edhe një reagim nga aktori dhe miku i ngushtë i Shpat Kasapit, Rezart Veleshnja.
Në një postim në InstaStory, Veleshnja thotë se ka qenë vazhdimisht në kontakt me familjen e Shpatit dhe se, sipas tij, familjarët nuk kanë kërkuar asnjëherë ndihmë publike.
“Duke qenë vazhdimisht në kontakt me familjen e nderuar të tij, nënën Gjylymsere Kasapi dhe vëllain Albin Kasapi, jam në dijeni që fisnikëria e tyre nuk ndërmerr hapa të tillë, të kërkojë ndihmë publike.”
Aktori shprehet se nuk e sheh të arsyeshme që ndihmat private të shndërrohen në thirrje publike në emër të familjes.
“Ndaj nuk gjej kuptim që ndihma jote private të bëhet thirrje në emër të familjes.”
Megjithatë, Veleshnja thekson se kjo nuk do të thotë se Roeli nuk duhet të mbështetet. Përkundrazi, ai u bën apel figurave publike dhe miqve të Shpat Kasapit që të kontribuojnë për të ardhmen e djalit të tij.
“Jo vetëm si shokë, por edhe si figura publike, le të bëjmë thirrje që të ndihmojmë vetëvlerësimin e të ardhmes për Roelin, një fëmijë që do të rritet si djali i një artisti që nuk ‘lypi’ ndonjëherë.”
Reagimi i Veleshnjës vjen në një moment kur nisma e Labit ka ngjallur diskutime të shumta në publik, duke hapur debat mes atyre që e vlerësojnë gjestin human dhe atyre që mendojnë se familjes së Shpat Kasapit duhet t’i respektohet dëshira për ta mbajtur ndihmën larg vëmendjes publike. /Prive By Liberta Spahiu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
