LAJME / E Mërkurë 13 Prill 2022, 16:04

Shokuese/ 27-vjeçari shqiptar përdhunon të miturën greke, zbardhet si e mashtroi në rrjetet sociale

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Korydallos të Greqisë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 17-vjeçare.

Në bisedën me vajzën në rrjetet sociale, shqiptari, është identifikuar si një pakistanez. Në momentin që vajza dhe shqiptari janë takuar në shtëpinë e tij, ky i fundit e mori me forcë dhe e dhunoi.

Më pas, e reja denoncoi rastin dhe policia u vendos në lëvizje, duke arrestuar shqiptarin.

Mësohet se ai kishte ndezur televizorin që të mos dëgjoheshin britmat.

Përdhunuesi u arrestua dje, datë 12.04.2022, në një zonë të Atikës Perëndimore, nga punonjës policie të NënDrejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve pranë Drejtorisë së Sigurisë Atikë, një i huaj, i akuzuar për përdhunim të të miturit. .

I lartpërmenduri akuzohet se pasi ka takuar një të mitur, nëpërmjet aplikimeve në rrjetet sociale, në mbrëmjen e datës 11-4-2022 e ka çuar atë në shtëpinë e tij, ku ka kryer veprën penale të mësipërme.

Nga hetimi para hetimor i Shërbimit të mësipërm, u verifikuan të dhënat e plota dhe pas kontrolleve u gjet dhe u arrestua.

I arrestuari me dosjen në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Kundërvajtje të Athinës.