LAJME / E Mërkurë 22 Korrik 2026, 15:03

Shoku i shkollës me dedikim prekës për Shaban Hajdarin

Në mesazhin e tij emocional, Kastrati shkruan:

“Lamtumirë, shoku ynë i dashur, Shaban Hajdari. Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen tënde nga jeta. Humbëm një shok të mirë të shkollës, një njeri me vlera dhe një zyrtar policor të përkushtuar, i cili punoi me ndershmëri dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës së Kosovës. Kontributi yt i palodhshëm për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i paharruar.”

Ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajdari, të afërmit dhe kolegët e Policisë së Kosovës, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët:

“U prehsh në paqe, Shaban! Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.”

Shaban Hajdari shërbente si zyrtar i Policisë së Kosovës në NJRSh dhe njihej nga kolegët si një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar.

Ndërkohë, autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat 35-vjeçari u gjet i pajetë pranë varrezave të Morinës. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të reja zyrtare mbi shkakun e vdekjes, ndërsa priten rezultatet e hetimeve dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Humbja e tij ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët, të cilët e kujtojnë si një njeri të ndershëm, të përulur dhe të përkushtuar në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE