
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së hënës në zonën e Skelës, në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përplasur në rrethana që po hetohen nga autoritetet.
Sipas informacioneve të publikuara nga NOA.al, nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Megjithatë, ngjarja nuk përfundoi me aksidentin. Sipas raportimeve, menjëherë pas përplasjes, drejtuesit e mjeteve janë përfshirë në një konflikt fizik, duke tensionuar situatën në vendin e ngjarjes.
Për shkak të përplasjes mes palëve, është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, të cilat kanë qetësuar situatën dhe kanë nisur procedurat për dokumentimin e rastit.
Në vendngjarje janë kryer veprimet e para hetimore, ndërsa policia po punon për të sqaruar si rrethanat e aksidentit, ashtu edhe shkaqet që çuan në konfliktin fizik mes drejtuesve të automjeteve.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e personave të përfshirë dhe as nëse ndaj ndonjërit prej tyre do të ndërmerren masa ligjore.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave të incidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
