LAJME / E Diel 31 Mars 2024, 21:09

Shkrumbohet plotësisht një banesë, nënë e bijë në qiell të hapur, zbulohet shkaku i zjarrit

Një banesë është përfshirë nga flakët në Memaliaj këtë të djelë.

Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një qiri i ndezur. Brenda banesës ndodhej nëna Lavdie Shehu dhe vajza Majlinda Shehu.

Kjo e fundit ka pohuar se e ka vendosur zjarrin qëllimisht.

Banesa që ndodhet në katin e poshtëm të një pallati të vjetër trekatësh është shkrumbuar plotësisht duke djegur edhe orenditë e pakta.


Dy vite më parë kjo banesë u përfshi sërish nga flakët dhe shkaku ishte sërish një qiri i ndezur. 4 anëtarët e familjes Shehu, nëna, vajza dhe dy djemtë janë me probleme të shëndetit mendor.

Djali i madh prej një viti ndodhet në spitalin psikiatrik të Vlorës, ndërsa tre anëtarët e tjerë jetojnë në Memaliaj, tashmë pa një banesë.