LAJME / E Diel 19 Nëntor 2023, 17:05

Sara dhe Ledri marrin një vendim pas ndarjes

Menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, duket se i ka vënë kapak historisë së ndarjes duke konfirmuar se reperi dhe Sara nuk janë më bashkë.

Pas ndarjes, Ledri dhe Sara kanë marrë dhe një vendim që e ka zbuluar sërish Fatoni. Ai ka treguar i ftuar në “Prive”, se Ledri dhe Sara kanë mbetur miq.

“Kurrë nuk mundesh të dish në brendësi. Besoj se kanë miqësi të mirë. Kanë edhe vajzën”, ka thënë ai, duke lënë të kuptohet se situata është e qetë.