LAJME / E Mërkurë 22 Korrik 2026, 02:02

Sapo kishte dalë nga burgu..

MU?LA, TURQI – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në distriktin Mente?e të provincës Mu?la, ku një person u vra me armë zjarri pas një sherri në një restorant.

Sipas mediave turke, rreth orës 01:00 të mëngjesit, Co?kun K. u përfshi në një debat me Halil Korkut për arsye ende të paqarta. Konflikti u përshkallëzua dhe i dyshuari qëlloi me një pushkë, duke i shkaktuar vdekjen viktimës në vend.

Pas krimit, autori u largua me automjet, por rreth një orë më vonë u arrestua në Varrezat e ?enyayla-s, ku policia i gjeti edhe armën e përdorur në krim.

Hetimet zbuluan se Co?kun K. nuk ishte i panjohur për drejtësinë. Ai kishte dalë së fundmi nga burgu, ku vuante dënimin për vrasjen e kunatit të tij, Aytekin Köse, të cilin e kishte qëlluar për vdekje 11 vite më parë, pasi e konsideronte përgjegjës për vdekjen e motrës së tij nga helmimi me gaz.

Autoritetet turke po vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e plotë të vrasjes së fundit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE