Beniada është banorja më pozitive dhe e qeshur e “Big Brother VIP” duke i surprizuar kështu të gjithë me sjelljen e saj. Ajo ka treguar se përveç asaj vajzës joshëse të kopertinave, është edhe një vajzë shumë e dashur, e çiltër dhe që argumenton mirë edhe pse nuk di të flasë rrjedhshëm shqip.
Meqënëse jemi këtu, mënyra si ajo flet në gjuhën shqipe është qershia mbi tortë e këtij formati. Ajo ka ngatërruar jo pak herë emrat e disa personazheve.
“Batriti, Betriti, Betrinti, Betruti Betrunti”- thotë Beniada ndërsa në shtëpi luhej kënga “Dale” e Ledrit, Kidës dhe Butrintit modelja i ka shumë qejf por i ka ngatërruar paksa emrin.
Qetësia, sinqeriteti dhe mënyra se si ajo po e shijon këtë eksperiencë e ka bërë mjaft të pëlqyer për publikun. Aq sa kur ajo ngatërron emrat, askush nuk ia merr me të keq. Përkundrazi, reagojnë me dashamirësi.
Një tjetër nga vështirësitë e saj më të mëdha është hasur tek emri i këngëtarit të Ylli Limani, të cilit së fundmi Beniada i thërret Ydhi Dhimani.
Edhe në këtë rast këngëtari ka reaguar duke postuar lapsusin e Beniadës në profilin e tij me diçiturën “prej sot emrin e kam Ydhi Dhimani”. Fakti që modelja ka jetuar në Itali bën që shumë fjalë të gjuhës shqipe të mos i thotë shumë saktë. Por Beniada nuk mjaftojet me kaq… Shikoni videon më poshtë.