LAJME / E Premte 10 Nëntor 2023, 18:06

Rama publikon foto nga punimet në Vermosh: Ambicia për të zhvilluar turizmin malor, e pandalshme

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të punimeve që po kryhen në Vermosh.

Rama shprehet se gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj kanë preferuar Vermoshin dhe bukuritë që ky vend ofron.

Ndërsa thekson se ambicia për të zhvilluar më tej turizmin malor është e pandalshme.

Statusi:

Nga puna në Vermosh, një tjetër zonë magjepsëse e preferuar gjithnjë e më shumë nga turistët vendas e të huaj falë bukurive të rralla që ofron, me ambicien e pandalshme tonën për të zhvilluar më tej edhe turizmin malor duke shndërruar Shqipërinë në një perlë të turizmit gjithëvjetor