LAJME / E Mërkurë 15 Korrik 2026, 00:12

Qeveria e Kosovës e shpallë person NON GRATA

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezana Paunovi?, e cila ka deklaruar se po të ishte në vendin e Millosheviqit do të kishte bërë spastrim etnik në Kosovë.

Këto deklarata Sveçla i ka cilësuarsi vazhdimësi të politikave të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se retorika e Paunovi? është e papranueshme dhe bëri thirrje që ajo të dënohet nga shtetet dhe shoqëritë demokratike, raporton IndeksOnline.

Ai njoftoi se ka marrë vendim që Snezana Paunovi? të shpallet “persona non grata”, me ndalim të përhershëm të hyrjes dhe tranzitit në Republikën e Kosovës.

Sipas Sveçlës, institucionet e Kosovës do të mbrojnë sovranitetin, rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit, ndërsa çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë e spastrimit etnik do të përballet me përgjigje ligjore dhe institucionale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE