LAJME / E Hënë 20 Nëntor 2023, 01:01

Qëllohet me armë shqiptari në Itali (Emri)

Një 40-vjeçar shqiptar në Itali u qëllua me armë në orët e para të mëngjesit të së dielës në Acerra të Napolit.

Shqiptari i identifikuar nga mediat italiane si Ilir Kadiu, ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur persona të panjohur e qëlluan me armë zjarri.

40-vjeçari mori një plagë në këmbë dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Hetuesve italianë, Ilir Kadiu u tha se ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur u qëllua me armë, por nuk ishte në gjendje të jepte detaje specifike rreth vendndodhjes.

Karabinierët janë duke e hetuar rastin për të identifikuar autorin/ët.

Sa i përket të plagosurit Ilir Kadiu, ai nuk është person i panjohur për autoritetet italiane. Në vitin 2018, Kadiu dyshohej se ishte pjesë e një bande që vidhnin apartamente dhe vila në zonën bregdetare të Gallurës.