LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 20:08

Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Ramës: Jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi

TIRANË- Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se presidenti i vendit, Bajram Begaj paguhet 4.3 milionë lekë në muaj që të luajë guralecë në Kirgistan. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se populli nuk ka frikë ngë kryeministri Edi Rama. 

Më tej, ai tha se vera 32 mijë euro që konsumon kryeministri është sa rroga e tre vjet e gjysmë e një arsimtari.

“Ngjarja e sotme ishte e turpshme. Ata që rrinë në kafe, të hanë një sufllaqe nga partia, do të vijë dita që do t’ju tërheqin zvarrë nga shtëpitë. Dita është sot, bashkohuni me ne. Do të qurraviteni për padrejtësitë, por s’ka kush ju del më krah.

Për fatin tonë të zi kemi pasur dy gjeni matematike, Zegjinën dhe Bashën. Thonë 120 mijë lekë është pensioni mesatar, shtatë pensione bëjnë 800 euro, sa një palë brekë të gruas së Veliajt. Belindës i duhen një javë për të gjetur çelësat e një shtëpie, mua një javë s’më zuri gjumi kur m’u rrit qiraja 80 mijë lekë të vjetra. Nëse ka burra Shqipëria, të mos tuten nga ky qelbësirë. 32 mijë euro është një verë që pin ai, sa rroga e tre vjet e gjysmë e një arsimtari.

Kemi dhe presidentin, qershia mbi tortë, i cili paguhet 4.3 milionë lekë në muaj të luajë guralecë në Kirgistan. Turpi të mbuloftë, populli ka halle, ti shtrihesh si kali në lumë në Kirgistan.” tha ai./Dosja.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE