LAJME / E Hënë 15 Janar 2024, 20:08

Princ Leka zyrtarizon ndarjen nga Elia Zahari. Postimi që i jep fund dilemës: Martesa ka marrë fund!

Princ Leka ka shuar përfundimisht dilemat rreth ndarjes me bashkëshorten e tij, Elia Zaharia.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Princ Leka deklaron publikisht se martesa ka marrë fund dhe se të dyja palët kanë rënë dakord ta zgjidhin atë në gjykatë.