LAJME / E Shtunë 30 Shtator 2023, 13:01

Po riparonte çatinë e shtëpisë, bie 55-vjeçari, transportohet me urgjencë drejt spitalit

Mesditën e sotme, në fshatin Shkozë, Maliq, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë,

duke riparuar çatinë e banesës së tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore,

i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.