LAJME / E Shtunë 11 Nëntor 2023, 15:03

Po punonte për riparimin e defektit në kabinë elektrike, vdes elektricisti

Elektricisti 62-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Policia njofton se ai ka qenë duke riparuar një defekt në një kabinë elektrike në fshatin Muçan të Elbasanit ditën e sotme, kur fatkeqësisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./tvklan.al