
Një telefonuese, rreth të 60-ave, ka komunikuar në studion e emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, një problematikë që lidhet me shëndetin e saj.
Ajo shprehet se ka 8 muaj me diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Sipas saj, doktori nuk do t’ia di fare për të. Në fund telefonuesja thotë që “po mendon vdekjen”, pasi ndihet shumë keq dhe e pafuqishme.
Telefonuesja: Unë jam një grua rreth moshës 60 vjeç dhe kam 8 muaj që mua barku nuk më pushon. Me diarre, dhimbje barku, temperaturë. Kam shkuar tek doktori dhe më ka dhënë disa antibiotikë edhe nuk ma vari fare me një fjalë. Unë i thashë: “Më ço në spital se jam shumë keq”. Dhe dal disa herë vetëm bark. Vdiqa, jam e shëndoshë edhe nuk jam dobësuar fare. Është e çuditshme. Tani jam shumë keq, jam e pafuqishme. Nuk e di, unë vetëm bark nxjerr, disa herë në ditë. Edhe jam këputur fare. Njeri s’ma var, në spital nuk shkoj dot se doktori i infeksionit më la mënjanë dhe nuk donte t’ia dinte fare. Po mendoj vdekjen tani.
Katerina Trungu: Po jo, përse ta mendosh kështu tani.
Oltiana Petri: Ka analiza të cilat e identifikojnë se çfarë keni. Ka goxha analiza të cilat ju mund t’i bëni dhe të evidentoni shkakun.
Telefonuesja: E bëra dhe më dolën krimba dhe helicobacter pylori. Edhe vetëm më japin antibiotikë.
Katerina Trungu: Po mirë kjo ka mjekim mesa di unë.
Arba Gramo: Ka mjekim, por mjekimi është goxha i rëndësishëm, përsa i përket seriozitetit të antibiotikëve që merren. Është mjekim i gjatë, bëhet dy javë mjekim. Mund të ndodhë që nuk kurohet, por nuk mund të flasim për ankesën e zonjës, mund të ketë shumë faktorë. /tvklan.al
