Dje spektakli i kushtoi shumë kohë lidhjes Donald-Trixa, me pyetje pa fund për Donaldin dhe për ndienjat e tij ndaj Trixës.
Nga njëra anë Arbana dhe nga ana tjetër Trixa, Donaldi e ndjeu veten në presion dhe tha “po më duket vetja si shihemi në gjyq”.
Arbana ndërhyri menjëherë duke e sfumuar fjalinë “shihemi në gjyq”, ndoshta edhe sepse është si të bësh reklamë rrjetit antagonist në një prime kaq shumë të ndjekur.
Donaldi duket sikur është “i dorëzuar” dhe thotë “po po, ëhë, sa bukur, jemi të lumtur” ndërsa Trixa duket e lumtur me këtë Donald të dorëzuar.
Por Donaldin dhe fytyrën e tij të lumtur e pamë kur takoi Elgit Dodën që ka hyrë për të kënduar sonte. Ai u çel i gjithi ndërsa përqafoi shokun e vet.
Duket sikur Donaldi i shpëtoi gjyqit të sotëm mbi dashurinë e tij, me hyrjen e shokut të tij, Elgit Dodës.