
Një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e rrugës nacionale Fier – Patos në vëndine qujatur ‘Kthesa e Patosit.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se në këtë aksident automobilistik janë përfshirë automjetet tip Ford Focus me targa AB 864 DM dhe mjeti tjetër Benz me targa AB 500 EU
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët e kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ndodhjes së aksidentit se cilat kanë qenë shkaqet e përplasjes së mjeteve sikundër kanë shkuar edhe tre autoambulanca të urgjencës së Spitalit Rajonal Fier për të marrë të plagosurit e për t’u dhënë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e këtij spitali.
Burime nga bluzat e bardha të Spitalit të Fierit pohuan se të plagosurit u janë nënshtruar ekzaminimeve, por që paraprakisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË FIER:
Rreth orës 21:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. G., 20 vjeç, banues në Belinë, Patos, është përplasur me automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin T. Rr., banues në Patos.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerët në mjetin tip “Ford”, shtetasi I. Rr. dhe shtetaset Sh. Rr. dhe L. Rr., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
