
Pas koncertit të mbajtur në Tiranë, reperi amerikan Kanye West (Ye) ka ndarë një mesazh falënderimi në rrjetin social X, ku ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen që mori gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Në postimin e tij, artisti falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarët, duke vlerësuar organizimin e koncertit dhe pritjen që iu rezervua.
Mesazhi i tij tërhoqi menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, pasi Ye rrallëherë u drejton falënderime publike figurave politike pas eventeve të tij.
Koncerti u zhvillua në stadiumin Eagle, i përshtatur për këtë aktivitet, ku mijëra fansa ndoqën nga afër performancën e artistit me disa prej hiteve të tij më të njohura.
Organizimi i koncertit u shoqërua me debate të shumta në vend, për shkak të raportimeve mbi fondet publike të përdorura për realizimin e tij. Nga ana tjetër, qeveria e ka mbrojtur projektin duke e cilësuar si një mundësi për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Pavarësisht polemikave që paraprinë koncertin, eventi u zhvillua sipas planit dhe tërhoqi pjesëmarrës nga vende të ndryshme, ndërsa mesazhi i falënderimit i publikuar nga Ye ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te vizita e tij në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
