Gropa të mëdha janë shfaqur në të gjithë Kroacinë qendrore pas tërmetit në dhjetor. Një numër krateresh janë gjetur në një rajon jo shumë të banuar, rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Zagreb.
Gjeologu Josip Terziç i Shërbimit Gjeologjik Kroat tha:
Këto janë të ashtuquajturat gropa bra ktisjeje. Ato u shfaqën për shkak të përbërjes specifike gjeologjike të kësaj zone, pasi toka qëndron mbi shkëmbinj gëlqerorë të ngopur shumë me ujëra nëntokësore.
Shumë prej tyre janë shfaqur pranë shtëpive dhe tokave bujqësore, duke bërë që autoritetet lokale të këshillojnë banorët për të patur k ujdes. Ndërsa pamja e vrimave të gropave nuk është e pazakontë pas aktivitetit të fortë sizmik, banorët janë befasuar nga numri që është gjetur dhe shpejtësia me të cilën ato u shfaqën.