
Ndarja nga jeta e mjekut pediatër Edi Tushe ka lënë pas një plagë të pashërueshme për të gjithë të afërmit, miqtë e njerëzit të cilët jeta i lidhi me të, në veçanti familjes Tushe.
Pas varrimit të pediatrit që u zhvillua pasditen e kësaj të marte në varrezat e Sharrës, vëllai i mjekut të mirënjohur shqiptar Ernest Tushe ka përlotur me reagimin e tij të bërë në rrjet, vetëm 2 orë pas varrosjes së Edit raporton newsbomb.al
“Më le vetëm vëllai im Edi. Pse ma bëre këtë . Si do jetoj unë pa ty. S’e mbajte amanetin që të la mami për të më mbrojtur. Të qoftë dheu i lehtë zemra ime” shkruan Ernesti krahas fotos së mjekut.
Sakaq, mësohet se vizitat nga familja Tushe do të priten dhe ditën e mërkurë e të enjte, nga ora 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00, në rrugën e Durrësit, në ambientet e funeral Alba 2000.
Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të mjekut pediatër u mësua mbrëmjen e djeshme, i cili u bë publik nga reagimi i publik nga një mik dhe koleg i afërt, që përmes një mesazhi prekës e ka kujtuar Dr. Tushen si një njeri të rrallë, një mik të dashur dhe një profesionist të jashtëzakonshëm që ia kushtoi jetën kujdesit për fëmijët.
Doktor Tushe ishte një nga figurat më të respektuara të mjekësisë në vend dhe ndër pionierët e shërbimit të neonatologjisë në Shqipëri. Për dekada me radhë, ai qëndroi pranë brezave të tërë të fëmijëve dhe prindërve shqiptarë, duke u kthyer në një emër të dashur dhe të besuar për kujdesin ndaj të porsalindurve.
Pas suksesit profesional dhe kontributit të jashtëzakonshëm në mjekësi, në jetën e tij personale fshihej edhe një histori e dhimbshme.
Vetem pak ore pasi jane bere nderimet dhe eshte percjelle per ne banesen e fundit, eshte mesuar dhe nje detaj i trishte per mjekun Edi Tushe, i cili eshte pengu qe ka patur doktori per të takuar djalin e tij që nuk e shihte qe prej vitit 2003.
“Jam përpjekur të lidhem edhe me njerëzit e ish bashkëshortes sime, sepse kam një marrëdhënie të mirë me ta. Nuk është e lehtë ti shpëtosh një indoktrinimi të caktuar. Të gjithë ata që ikën andej, (në Kanada) i kanë prerë marrëdhëniet me Shqipërinë”, është shprehur ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
