LAJME / E Martë 23 Janar 2024, 16:04

“Ore ju s’jeni mirë përfundimisht”, çfarë e nervozoi Efin? (foto)

Fama vjen me nje çmim, i cili është mungesa e privatësisë si dhe fakti qe duhet te degjosh dhe plot gjëra te cuditëshme për veten. Ish-banorja e Big Brother Vip edicioni i dytë Efi Dhedhes është përballur me një situatë aspak normale.

Bukuroshja publikoi në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Instagram’ një mesazh befasues të ardhur nga një ndjekës. 

Personi anonim i cili i ka shkruar ish-banores së “BBV2” pretendon se ajo ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar fëmijën. Në mesazh shkruhet:

"O Efi para një muaji kur reklamove parfum e pate barkun e madh. A ke abortuar, të kuptoj se je ndarë po fëmija duhet të të dhimbset nga zemra. E pashë intervistën me Ronaldon ku the se nuk jam shtatzënë, paç fat motër

Reagimi i Efit ka qenë mjaft i ashpër kundrejt tij: Ore ju s’jeni mirë përfundimisht. Keni filluar edhe shpikjet tani!"