LAJME / E Enjte 28 Mars 2024, 15:03

Ofendoi për motive pronësie një 41-vjeçare, e pëson keq i moshuari

Një 63-vjeçar është proceduar penalisht në Mat, pasi për motive pronësie ka ofenduar një 41-vjeçare.

Bëhet me dije se për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin O.O., 63 vjeç, banues në Klos, pasi për motive pronësie ka ofenduar një 41-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.