
Një rast i dyshuar i ngacmimit seksual në vendin e punës është raportuar në Policinë e Kosovës nga një punëtore e një marketi në Prishtinë.
Sipas informacioneve nga burime të afërta me hetimin, ankuesja ka deklaruar se prej disa ditësh ishte përballur me sjellje të papërshtatshme dhe komente shqetësuese nga një koleg i saj, me të cilin punonte në të njëjtin market.
Sipas dëshmisë së saj, incidenti i fundit ka ndodhur gjatë kohës sa ajo ndodhej në pauzë në një nga zyrat e lokalit. Në atë moment, i dyshuari dyshohet se ka hyrë në zyrë dhe fillimisht e ka ngacmuar verbalisht, ndërsa më pas është afruar dhe e ka prekur në fytyrë pa pëlqimin e saj.
E shqetësuar nga sjellja e kolegut, punëtorja ka vendosur ta raportojë rastin në polici, duke bërë që autoritetet të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Ngacmim”, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti janë duke vazhduar. /PodujevaSot, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
