LAJME / E Diel 16 Qershor 2024, 00:12

Nga tradhtia e ish-partnerit dhe deri tek lajmet e romances me Butrint Imerin, “Miss Universe Albania 2024” i tregon te gjithë

Françeska Rustem, e cila vetëm pak ditë më parë u shpall “Miss Universe Albania 2024”, është përfolur për një romancë me këngëtarin Butrint Imeri.


Mbrëmjen e kaluar, ajo ishte e ftuar në “Top Arena”, ku i hodhi poshtë lajmet e lidhjes me Butrintin, duke thënë se mes saj dhe artistit ka vetëm miqësi.

“Marrëdhënie miqësore dhe shoqërore. Jemi shokë”, tha Françeska. Më tej, ajo rrëfeu se raporti i saj i mëparshëm romantik ka përfunduar për shkak të tradhtisë nga ish-partneri, por mohoi lajmet se ai ka qenë futbollist.