LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 00:12

“Nëse të vrasin partnerin, largohu”/ Artan Hoxha: Si bashkëpunojnë grupet shqiptare me kartelet ekuadoriane

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Euronews Albania, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me raportin e fundit të EUROPOL-it mbi bashkëpunimin e grupeve kriminale shqiptare me kartelin ekuadoras “Los Lobos” për trafikun ndërkombëtar të kokainës përmes kompanive të transportit të frutave.

Hoxha shpjegon se organizata më e madhe kriminale në Ekuador është “Los Choneros” me rreth 20,000 anëtarë, ndërsa “Los Lobos” është rivali i tyre kryesor me rreth 8,000 anëtarë. Sipas tij, këto grupe nuk kanë një strukturë të vërtetë karteli si kolumbianët ose meksikanët, por funksionojnë më shumë si aleanca.

Ndër të tjera, ai theksoi se grupet shqiptare atje janë të detyruara të zgjedhin anë, ose duke punuar me njërën organizatë ose me tjetrën. Ai shtoi se nëse partneri vendas vritet, shqiptarët duhet të largohen menjëherë për të shmangur shënjestrën e rivalëve si financues të karteleve.

“Grupet ekuadoriane janë më të interesuara në trafikimin e brendshëm, atë që quhet mikrotrafikim atje. Sepse Ekuadori, duke mos qenë një vend prodhues, është një vend tranziti. Nuk prodhon kokainë dhe varet nga kartelet, nga kolumbianët.”

Për shembull, lufta dhe konflikti i armatosur që filloi midis shtetit dhe Los Choneros, që është organizata më e madhe, filloi sepse meksikanët ose kartelet meksikane ishin të interesuar për një përballje atje. Dhe sa më i pasigurt të jetë Ekuadori, aq më e lehtë është për ta të marrin ngarkesat e drogës dhe ndoshta t'i blejnë ato më lirë.

Ata përfitojnë. Megjithatë, edhe pa këtë raport, jo se ky raport konfirmon edhe një herë atë që kemi thënë në të kaluarën, sot ka prova bindëse që e vërtetojnë, po vijnë nga GJKKO. Një rast, u vërtetua drejtpërdrejt dhe u nis nga Ergys Dashi, u vra.

Shih edhe mbledhjen e PS-së për imunitetin, Arben Malaj zbulon prapaskenat: Një ministër po pinte fshehurazi kafe me Ramën me disa të huaj.
Isha në barin ku u vra Ergys Dashi në Guayaquil. Pra, grupet shqiptare atje punojnë ose me njërin kartel ose me tjetrin. Jo, nuk mund të punosh kështu sepse ata janë kafshë territoriale atje dhe kanë territorin e tyre dhe nuk mund të punosh me të dy.

«Në fakt, në rastet kur partneri vendas vritet, duhet të largohesh derisa situata të stabilizohet, sepse kundërshtarët e tij të etiketojnë si sponsor ose financues të kartelit dhe të identifikojnë si kundërshtarin e tyre», tha Hoxha

, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE