LAJME / E Shtunë 16 Nëntor 2024, 12:12

Në pritje për t’u bërë baba, Sara i bën dhuratën e preferuar Bardhit

Sara Gjordeni dhe Bardhyl Idrizi, janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Dyshja priten që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë. E teksa dita e bekuar është ende larg, Bardhin dhe Sarën i shohim shpesh të publikojnë momente nga e përditshmja e tyre në rrjetet sociale.

Reperi Bardhi ka zbuluar me një foto të publikuar në InstaStory se Sara i ka bërë një dhuratë speciale, për të cilën jemi të bindur që çdo mashkull do ta donte.

Ai ka treguar se Sara i ka dhuruar një konsolë lojërash — Playstation 5, së bashku me lojën “Grand Theft Auto 5” dhe “EA SPORTS FC 25”.

“Obobo, çfarë surprize. Të dua”, shkruan Bardhi në storyn e tij, ndërsa ka etiketuar edhe partneren e tij.