LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 01:01

Në përfundim të protestës/ Vjen lëvizja e PAPRITUR në mes të natës: Nesër

Në përfundim të protestës së 30-të qytetare në Tiranë, organizatorët kanë njoftuar një tjetër mobilizim për ditën e nesërme.

Qytetarët janë thirrur të mblidhen nesër, në orën 10:00, përpara godinës së Parlamentit, në kohën kur pritet të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit.

Njoftimi u bë para mijëra protestuesve, të cilët edhe mbrëmjen e sotme marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit me flamuj kombëtarë dhe pankarta, duke vijuar protestën kundër klasës politike dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe reforma të thella politike.

Sipas organizatorëve, protesta para Parlamentit synon të përcjellë drejtpërdrejt mesazhin e qytetarëve ndaj deputetëve në ditën kur Kuvendi mblidhet në seancë plenare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE