LAJME / E Premte 10 Nëntor 2023, 00:12

Motori përplaset me mjetin te 'Mali i Robit', vdes në vend drejtuesi

 

Aksident tragjik në Kavajë, një person ka vdekur dhe një grua është plagosur.

Motori përplaset me një mjet, vdes në vend drejtuesi i saj, Fatmir Duda.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit.

Policia tha se një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin Fatmir Duda, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.