LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 03:03

“Mos e lini të betonizohet”, ish-deputetja e PS, Koçeku apel për mbrojtjen e lumit të Currajve në Nikaj-Mërtur: Organizohuni para se të jetë vonë

Ish deputetja e PS, Marjana Koçeku ka bërë thirrje për mbrojtjen e lumit të lumit të Currajve në Nikaj-Mërtur nga betonizimi për shkak të ndërtimit të digave.

Në një postim në Facebook , ‘Neomalësorja’ i bën apel organizatave mjedisore, banorëve dhe aktivistëve të gjelbër të organizohen për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore para se të jetë shumë vonë.

Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cenohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave.

Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm.

U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur.

Nuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE