LAJME / E Enjte 23 Shtator 2021, 20:08

Mort dhe zi/ Shqiptarja humb fëmijën pasi e lanë të priste dy orë në parkingun e spitali

Gruaja shqiptare humb foshnjën pasi priti 2 orë në parkingun e spitalit. Fationa Nikolli, e cila ishte 32 javëshe shtatzënë në atë kohë, nxitoi në Spitalin Selly Oak në Birmingham në orën 10 të mëngjesit më 6 korrik.


Por nëna e dy fëmijëve, e cila jetonte pesë minuta larg spitalit, thotë se asaj iu kërkua të priste në parkingun e makinave nga infermierët pasi ishte e infektuar me Covid.

Kur ajo më në fund u fut brenda në orën 12.30 pasi mjekët gjetën një dhomë private ku ajo mund të izolohej, Nikolli u dërgua me urgjencë për një ope racion. Por djali i saj lindi i vd ekur.

Shqiptarja, e cila kërkoi që fytyra e saj të mos tregohej, pohoi se një mjek i tha : ‘Nëse do të kishe ardhur më parë, unë mund ta kisha shpëtuar fëmijën.’ Fondacioni NHS i Grave dhe Fëmijëve në Birmingham, i cili drejton spitalin, i ka kërkuar falje zonjës Nikolli.

Një h etim i plotë është duke u zhvilluar dhe po shihen mëyra për t’u bërë ndryshime se si të sillen me nënat e ardhshme pozitive me Covid. NHS thotë se gratë shtatzëna që vërejnë se fëmija i tyre po lëviz më pak se zakonisht duhet të telefonojnë maminë e tyre menjëherë.