
Shpërthimi i vullkanit në jugperëndim të Islandës këtë të diel bëri që disa banesa të përfshihen nga flakët. Llava u përhap në një hapësirë të gjerë, duke iu afruar qytetit të Grindavik.
“Jetët e banorëve nuk janë në rrezik, por infrastruktura mund të jetë”, tha presidenti i Islandës, Gudni Johannesson në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur ndërprerje të fluturimeve.
Shpërthimi i vullkanit nisi orët e para të së dielës në veri të qytetit. Vetëm disa orë më parë banorët ishin evakuuar për herë të dytë që prej Nëntorit, për shkak të frikës se shpërthimi ishte i pashmangshëm dhe lëkundjeve të shumta të tokës./tvklan.al







