LAJME / E Martë 19 Janar 2021, 17:05

Mjekja shqiptare në Gjermani dha shpirt pasi makina u bë copa-copa, flet i dashuri i saj: Ne donim të bënim një fëmijë

 

Një aks ident në Gjermani i mori jet ën mjekes 34-vjeçare shqiptare, Eneida Doko. Ajo po udhëtonte me mjetin e saj tip “Benz”, e për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përpl asur me një ishull tr afiku.

 

Mjekja kishte kohë që punonte në Gjermani dhe largimi i saj ka prekur pa masë gjithë kolegët. Lidhur me të ka folur edhe partneri i saj, edhe ai mjek. Për gazetën Bild, ai është shprehur se me Eneidën dëshironte të martohej dhe kishin bërë plane për fëmijë.

Ai deklaroi:

Ajo ishte një yll, shkëlqente, lëshonte lumturi dhe dashuri kudo. Donim të martoheshim, të kishim fëmijë. Eni ishte mjeke psikiatre dhe u largua nga Shqipëria në vitin 2016. Sipas partnerit të saj, ajo fliste në mënyrë të shkëlqyer 5 gjuhë dhe gjermanishten kishte arritur ta mësonte për një vit.