LAJME / E Hënë 21 Qershor 2021, 12:12

Ministrja Manastirliu jep lajmin e madh/ Në infektiv ka vetëm 3 të shtruar me Covid-19

Në spitalin Infektiv, e cila përkon me atë të COVID 1, aktualisht janë vetëm 3 pacientë të shtruar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, e cila nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, shkruajnë se këto indikatorë, janë tepër premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë.

“#Covid19/ Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Manastirliu.