LAJME / E Diel 26 Qershor 2022, 21:09

Makina përplas dy fëmijë në Tepelenë

Tepelenë- Dy fëmijë janë përplasur nga një makinë në Tepelenë. Policia njofton se fëmijët janë dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë.

Drejtuesi i automjetit A. B. u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur 2 fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.