
Mbrëmjen e djeshme Meriton Mjekiqi bëri një deklaratë të papritur për këngëtarin Luiz Ejlli duke thënë se ai i ka bërë autogol vetes.
Menjëherë pas kësaj deklarate që ka bërë xhiron e rrjetit ka ardhur dhe reagimi “bombë” i Luiz Ejllit, i cili ka zgjedhur ta heqë Meritonin nga lista e shokëve të Instagramit të tij.
Veprimi i artistit është komentuar masivisht, pasi dyshja njihej për një raport pozitiv deri më sot.
Kujtojmë se Meriton Mjekiqi intervistoi ekskluzivisht Luiz Ejlli në Amerikë pas fitores së tij në Big Brother VIP, një bisedë që u pasua me një interes të gjerë dhe krijoi një marrëdhënie të mirë mes dyshes.
Por gjërat mes tyre kanë marrë një tjetër rrjedhë si pasojë e mendimit që Meritoni shprehu në emisionin e Marina Vjollcës në “Tv Klan”.

I pyetur se cili prej artistëve ka bërë autogol gjatë karrierës së tij, Meritoni përmendi emrin e Luizit, çka shkaktoi një përçarje të dyshes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
