LAJME / E Hënë 20 Nëntor 2023, 01:01

Lorik Cana president i Federatës së Futbollit? Reagon ish-kapiteni i Shqipërisë dhe zbulon si qëndron e vërteta

Gjatë ditës se sotme, në Kosovë qarkulluan lajme, se kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, do të kandidojë për president të Federatës Kosovare të Futbollit.

Megjithatë ka qenë vetë Cana që e ka mohuar diçka të tillë, teksa në një koment të bërë, ka hedhur poshtë aludimet.

“Rri qetë vëlla, derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF…Unë i shikoi punët e mia dhe ti je i kënaqur…Deri atëherë të përshëndes! Të fala nga Gjakova!”, shkruan Lorik Cana në një koment.

Duket se momentalisht Cana kërkon të jetë larg posteve të larta në futboll dhe nuk dëshiron të ketë një detyrë të tillë deri në bashkimin e trojeve shqiptare.