
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka dalë këtë të martë me një njoftim absurd për të gjithë pensionistët që nuk kanë tërhequr ende shpërblimin e fundvitit, duke argumentuar se ka pasur shumë fluks dhe nuk është bërë dot e mundur shpërndarja në kohë.
Por edhe më absurd dhe tallës është afati që ka lajmëruar ISSH-ja, duke theksuar se afati i fundit për tërheqjen e shpërblimi, është dita e sotme, 30 Qershor, ora 14:00,
Pra, Instituti i Sigurimeve Shoqërore mirë që nuk ka mundur dot të shpërndajë as pas 6 muajsh një shpërblim minimal për pensionistët, por lajmëron 2 orë para afatit, se afati i fundit është deri në orën 14:00.
Njoftimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore
Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton të gjithë përfituesit e pensioneve se, për shkak të numrit të lartë të kërkesave për tërheqjen e pensioneve dhe të shpërblimit të fundvitit 2025, ka hapur përkohësisht sistemin e pagesave të pensioneve.
Kujtojmë se, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 26.11.2025, “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit 2025”, afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit është data 30.06.2026.
Për këtë arsye, të gjitha qendrat paguese të Postës Shqiptare do të qëndrojnë të hapura edhe sot, datë 30.06.2026, deri në orën 14:00, për të mundësuar tërheqjen e pensioneve dhe të shpërblimit të fundvitit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
