
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, duke i hapur rrugën rikthimit në detyrë të Alban Dokushit si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës.
Alban Dokushi ishte shkarkuar më herët me urdhër të Anuela Ristanit, ndërsa urdhrat e rinj janë protokolluar tashmë në Bashkinë e Tiranës.
Vendimi vjen pasi Gjykata Administrative e Apelit shpalli absolutisht të pavlefshme aktet për lirimin e Alban Dokushit nga shërbimi civil dhe për përfundimin e marrëdhënieve të tij financiare.

Sipas arsyetimit të gjykatës, këto akte konsiderohen juridikisht sikur nuk kanë ekzistuar asnjëherë, pasi nuk kanë prodhuar pasoja juridike dhe nuk kanë hyrë në fuqi. Gjykata thekson gjithashtu se aktet e shpallura me pavlefshmëri absolute nuk mund të korrigjohen apo të legjitimohen më pas nga organi që i ka nxjerrë, duke e bërë të detyrueshëm zbatimin e vendimit për rikthimin e Dokushit në detyrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
