
Zhvillim i ri në rastin e Aurora Tilës: Ish-i dashuri pranon në Gjykatë se e hodhi nga ballkoni
Një zhvillim i rëndësishëm ka shënuar procesin gjyqësor për vdekjen tragjike të Aurora Tilës, 13-vjeçares shqiptare që humbi jetën në Itali në tetor të vitit 2024.
Gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e Apelit, ish-i dashuri i saj ka ndryshuar deklarimet e mëparshme dhe ka pranuar përgjegjësinë për ngjarjen, duke pohuar se ishte ai që e hodhi të miturën nga ballkoni i një pallati në qytetin Piacenza, më 25 tetor 2024.
Para trupit gjykues, i riu ka kërkuar falje për veprimin dhe për faktin se nuk e kishte pranuar më herët të vërtetën.
“E hodha unë nga ballkoni, më falni,” ka deklaruar ai gjatë seancës, duke shprehur pendesë për ngjarjen.
Në gjykimin e shkallës së parë, i mituri ishte dënuar me 17 vjet burg nga Gjykata për të Mitur, ndërsa pranimi i fundit i fajësisë pritet të merret në konsideratë në procedurën e apelit.

Gjykata e Apelit pritet të shpallë vendimin përfundimtar më 10 shtator, kur do të vendosë nëse dënimi do të mbetet i pandryshuar apo do të ketë ndryshime.
Lidhur me zhvillimet e fundit ka reaguar edhe Emilio Malaspina, avokati i nënës së viktimës, i cili e ka cilësuar pranimin e fajit si një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së plotë të së vërtetës.
Megjithatë, ai ka kërkuar që ky pranim të mos ndikojë në uljen e dënimit, duke theksuar se pesha e veprës mbetet e njëjtë.
Vdekja e Aurora Tilës kishte tronditur opinionin publik në Itali dhe në Shqipëri, duke shkaktuar reagime të shumta për shkak të moshës së viktimës dhe rrethanave të rënda të ngjarjes.
Procesi gjyqësor vazhdon, ndërsa vendimi i Gjykatës së Apelit pritet të përcaktojë përfundimisht përgjegjësinë penale në këtë rast, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
